Hazardi mund të rikthehet në Premier League, kërkohet nga klubi londinez
25 gusht 2023
| 11:44
Ish-sulmuesi i Chelsea dhe Real Madridit, Eden Hazard, mund të vazhdojë karrierën te Crystal Palace. Lajmi është bërë me dije nga “Transfer Football”.
Sipas burimeve, klubi londinez është gati t’i ofrojë 32-vjeçarit belg një kontratë njëvjeçare.
Hazardi ka luajtur më parë në Angli për Chelsean. Anësori ka luajtur për këtë klub nga viti 2012 deri në vitin 2019. Në total, anësori ka luajtur 352 ndeshje për blutë, në të cilat ka shënuar 110 gola dhe ka bërë 92 asistime.