Hazardi në dyshim për ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian
Eden Hazard nuk pritet të jetë titullar në ndeshjen e parë të Belgjikës në “Euro 2020”.
Sulmuesi i Real Madridi ka konfirmuar se ende nuk ndihet gati 100% she s’kanë vendosur nëse do të luajë nga fillimi apo do të ketë minuta në sfidën e parë Belgjikën në Kampionatin Evropian, që do të përballet më 12 qershor me Rusinë.
Hazard ka vuajtur nga dëmtime të shumta që prej transferimit në Real Madrid.
“Munda të luaj miqësoren me Kroacinë. Kam bërë vetëm një javë stërvitje komplete me skuadrën. Për të startuar, do të jetë vendim i trajnerit, por ende nuk jam 100%, kështu që do të shohim se çfarë do të bëjmë”, tha Eden.
Ai më pas dha sinjale se pas Euro 2020, edhe pse 30-vjeçar, mund t’i varë atletet me Kombëtaren e Belgjikës, duke thënë: “Nuk e di, do të shohim”.
Pas ndeshjes me Rusinë, Belgjika do të përballet me Danimarkën dhe në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve me Finlandën.