Hazardi, objektiv i Bayernit
14 dhjetor 2018
| 11:16
Bayern Munchen ka pasur gjithnjë si objektiv që të afrojë sa më shumë lojtarë nga kampionati gjerman, me synimin e vetëm për t’u forcuar vetë, por edhe për t’i dobësuar kundërshtarët.
Kampionët e Gjermanisë kanë nisur të mendojnë që tani për lojtarët që mund të afrojnë. Synimi i radhës është lojtari i Gladbahut, Thorgan Hazard.
Belgu ka bërë mjaft mirë këtë edicion duke shënuar dhe gjashtë gola. Lojtarit në fjalë i përfundon kontrata në vitin 2020 dhe Bayerni do të përfitojë nga kjo situatë.