Hazardi pensionohet nga futbolli

10 tetor 2023 | 11:39

Eden Hazard ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 32-vjeçare. Futbollisti belg nënshkroi për Real Madridin në një marrëveshje prej 150 milionë funte nga Chelsea katër vjet më parë, por karriera e tij në La Liga nuk pati ndikimin që pritej për shkak të lëndimeve.

Hazardi bëri vetëm 76 paraqitje për “Los Blancos” duke shënuar shtatë gola.

Këto shifra e zbehën karrierën e Hazardit, i cili me Chelsean u shndërrua ndër lojtarët më të mirë në historinë e londinezëve.

Ish-anëtari i Lille shënoi 110 gola në 352 ndeshje për “Blutë” nga 2012-19, duke luajtur një rol kryesor në dy rrugëtimet drejt titullit kampion në Premier Ligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të tretë ka dështuar konstituimi i komisionit hetimor…