Hazardi: Për të ardhmen flasim pas dy vitesh
19 gusht 2018
| 12:22
Eden Hazard ndihet i lumtur në skuadrën e Chelseat. Ai ka konfirmuar se do të qëndroj deri në fund të kontratës dhe me pas do të vendos për të ardhmen.
“Jam i lumtur dhe do të qëndroj tek Chelsea. Kam ende edhe dy vite kontratë, do t’i respektoj ato dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Afati kalimtar në Angli është e mbyllur, skuadrat mund të shesin lojtarët, por unë nuk do të largohem. Unë pashë edhe një herë se fansat më duan, ndaj jam mirë këtu ku jam. Për të ardhmen flasim pas dy vitesh”, ka thënë Hazard.