Hazardi shpëtoi Chelsean nga humbja
10 mars 2019
| 16:59
Eden Hazard e ka shpëtuar Chelsean nga humbja, pasi realizoi në minutat shtesë golin e barazimit (1-1), në ndeshjen ndaj Wolverhampton Wanderers.
Pjesa e parë u mbyll 0-0, kurse mysafirët në rastin e parë për shënim realizuan nëpërmjet Raul Jimenez, në minutën e 56-të, kurse Hazardi e barazoi rezultatin në minutën e dytë shtesë.
Nga ora 17:30 zhvillohetd erbi i kësaj xhiro në mes Arsenalit dhe Manchester United.
/Epoka e re/