Hazardi: Synojmë finalen e Botërorit
25 qershor 2018
| 10:32
Eden Hazard ka bërë me dije se Belgjika synon të kualifikohet deri në finale të Kupës së Botës “Rusi 2018”.
“Ka qenë e lehtë për ne ndeshja ndaj Tunizisë. Mendoj se jemi një skuadër e mirë dhe duam finalen. Katër vjet më parë kemi humbur me Argjentinën, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe jemi më të fortë”, ka thënë Hazard, i cili e ka lavdëruar edhe sulmuesin Romeu Lukaku: “Lukaku është një djalosh që meriton gjithçka. Stërvitet për t’u fuqizuar dhe shënon shumë. Luajmë shumë mirë bashkë. Kur ia pasojmë topin para portës, ai nuk gabon. Është në formë shumë të mirë dhe do të vazhdojë të shënojë”.