Hazardi zbulon arsyen e pensionimit
Eden Hazard zyrtarisht i ka dhënë fund karrierës së tij në moshën 32-vjeçare pasi është larguar nga Real Madridi këtë verë pas një marrëveshjeje të ndërsjellë për një ndërprerje të kontratës një vit përpara se ajo të skadonte.
Belgu është përfolur se kishte marrë oferta nga disa klube në të gjithë Evropën, por ka përfunduar duke vendosur të largohej dhe tashmë ka zbuluar edhe arsyen që e shtyri të marr një vendim të tillë.
Ai ka thënë se kishte humbur interesin për të luajtur futboll dhe se stërvitjet nuk i jepnin asnjë kënaqësi.
“E kisha menduar tashmë kur u tërhoqa nga kombëtarja. Po dilja nga një periudhë e komplikuar me Realin. E kisha thënë gjithmonë se do të ndaloja sapo të mos argëtohesha më në fushë. Nuk doja të shkoja të luaja diku për para. Ishte zgjidhja më e mirë. Nuk më pëlqenin më as stërvitjet dhe nuk doja të luaja më. Vendimi ishte i thjeshtë.”, ka thënë Hazard për “L’Avenir”.
Ai ka bërë me dije se në vazhdim do të bëjë një jetë të thjeshtë duke u marrë me çiklizëm, duke luajtur golf dhe duke bërë udhëtime.