Haziri: Akti i dorëheqjes së Kurtit, mënyra më e duhur për t’i hapur udhë zgjedhjeve
11 prill 2024
| 20:57
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka theksuar se LDK-ja beson që akti i dorëheqjes së kryeministrit Kurti është mënyra më e duhur për t’i hapur udhë zgjedhjeve parlamentare 2024.
“Kurtha politike që me shpërberjen e Kuvendit të ndërtojë konsensusin për zgjedhje është vetëm arsyetim që Kosovën ta mbajë të ndarë politikisht, në pozicione bardhë e zi”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.
Ai ka shtuar se ky kryeministër për asgjë këto tre vite nuk ka ndërtuar konsensus.
“Përkundrazi, s’ka dialog politik me opozitën, as dialog social me sindikata, e as me shoqërinë civile!”, ka shkruar Haziri.