Haziri: Ardita Sylejmani do të kujtohet përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari

19 shtator 2019 | 15:53

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetares së RTK-së, Ardita Sylejmani, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjeve, Sylejmani e Bllaca.

“Të nderuara familje Sylejmani e Bllaca. Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së njohur të RTK-së, gjilanases sonë, Ardita Sylejmani. Ardita do të mbahet në mend përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë, mbi të gjitha, për trajtimin e temave në mënyrë objektive. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Sylejmani e Bllaca, kolegëve gazetarë dhe të gjithë farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesë e radhët të Lëvizjes Vetëvendosje (LV) sot i është…