Haziri: Arritja e marrëveshjeve në Mynih, lajm i mirë për Kosovën

14 shkurt 2020 | 14:42

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka cilësuar si lajm të mirë për Kosovën arritjen e dy marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Mynih të Gjermanisë.

Ai në llogarinë e tij në “Twitter”, ka falënderuar ambasadorin Grenell për progresin historik që po bënë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Lajme të mira nga Berlini. Dy marrëveshje të tjera që shtyjnë përpara procesin e dialogut me fqinjët tanë. Faleminderit ambasadorit Grenell për progresin historik të bërë në zhvillimin ekonomik. Marrëveshja për linjën ajrore, hekurudhën dhe autostradën do të lehtësoje lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i njohur i cili punon dhe vepron në Londër,…