Haziri: BE-ja po përgatiste tjera masa ndëshkuese ndaj Kosovës, 24 shtatori e nxori Serbinë burim destabiliteti

12 nëntor 2023 | 13:56

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti është për një marrëveshje obligativisht ligjore me Serbinë, përmes së cilës shteti fqinj e njeh de-jure Kosovën.

Haziri ka thënë se Kosova nuk vuan për njohje de-fakto nga Serbia.

“Kryeministri Kurti me marrëveshjen e Ohrit më 18 mars dhe atë të Brukselit më 28 shkurt e ka bërë marrëveshjen më të keqe sepse ajo marrëveshje njihet si e përkohshme. Tani krejt këtë tregim z.Kurti dhe mbështetësit e tij po mundohen me shit si njohje de-fakto. Ne nuk kemi vuajtur për njohje de-fakto. Republika e Kosovës për neve ka ekzistuar prej 2 korrikut 1990 dhe ne e kemi ndërtuar realitetin tonë dhe kemi punuar me çdo individ, organizatë, institucion deri sa e kemi mbërri një njohje të Kosovës në këtë shkallë që e kemi. Na ka mbet me përmbyll shtetndërtimin që është e fundit… Ne jemi për një njohje obligativisht ligjore nga Serbia”, ka thënë Haziri për “lajmi.net”.

Më tutje, ai ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) po përgatiste përgatit pakon e dytë të masave ndëshkuese, megjithatë ka theksuar se sulmi terrorist i 24 shtatorit e ka nxjerr Serbinë si burim destabiliteti.

“Ne jemi qeveri me masa ndëshkuese. Qeveri që imazhin në Bruksel dhe Uashington e ka pasur përtoke. Qeveri që filluan me na atribuuar neve si Kosovë, me përgatit pakon e dytë të masave ndëshkuese. 24 shtatori nxjerri në sipërfaqe krejt atë destruktivitet edhe burim destabilizimi që Serbia e ka. Ataku terrorist, Serbinë e nxjerri si shtet sponsor ku brenda saj njerëzit ushtrohen, furnizohen, armatosen, përgatisin akte e shkaktojnë pasiguri te fqinjët e saj. Pas reagimit të policisë tonë, për çdo respekt e lëvdatë për mënyrën si e kanë zbatuar operacionin atë ditë, ia kanë kthyer imazhin e mirë Kosovës”, ka shtuar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
m m mikujProfesori universitar, Milazim Krasniqi, ka publikuar disa fotografi…