Haziri bën thirrje për dalje masive në zgjedhjet e së dielës në Preshevë e Bujanoc
01 qershor 2024
| 20:59
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në Preshevë e Bujanoc, të dielen.
Ai tha se kjo duhet të jetë një zgjedhje pa imponime, me unitet e vlerësim.
“Mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore. Ju ftoj që të dielën të dilni në mënyrë masive për të zgjedhur përfaqësuesit tuaj në Preshevë e Bujanoc. Këto duhet të jenë zgjedhje pa imponime, me unitet e vlerësim. Besoni në ata të cilët Referendumin nuk e ndërrojnë me reciprocitete e oferta që mashtrojnë dhe shkelin qëllimin e madh!”, ka thënë Haziri.