Haziri: Besojmë se vitin e ri shkollor do ta fillojmë me katër gjuhë
19 gusht 2018
| 19:02
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se ky viti i ri shkollor mund të fillojë me katër gjuhë.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka thënë se janë duke punuar bashkë më të gjithë akterët komunal për ta realizuar këtë.
“Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, jemi duke punuar në baza ditore me drejtorët e shkollave dhe punëtorët e arsimit. Pjesë e përgatitjes për fillimit të vitit të ri shkollor është edhe Shkolla e Arteve, disa palestra e terrene hapura sportive. Ne besojmë që më 3 shtator jemi të gatshëm të fillojmë me mësimin në katër gjuhë: shqipe, serbe, turke e rome. E ritheksoj se arsimi vazhdon të mbetet prioriteti i parë i qeverisjes!”, ka shkruar Haziri.