Haziri: Dallimet për taksën do të ‘shkrihen’ së shpejti

02 mars 2020 | 17:49

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se dallimet për taksën kundër Serbisë do të shkrihen së shpejti

Haziri ka thënë se këto dallime do të shkrihen sepse miqtë, sipas tij, asnjëherë nuk e kanë lënë Kosovën të gabojë.

“‘Dallimet’ do të shkrihen së shpejti. Kosova ka qenë ‘e ngufatur’ shumë gjatë nga tarifa. Por ne të gjitha kemi punuar shumë që ‘ta heqim’ tarifën dhe të lejojmë normalizimin. Miqtë e Kosovës kurrë nuk na kanë lejuar të bëjmë ‘gabime’ ose të vonohemi në procese të reja, të rëndësishme në Kosovë”, ka shkruar Haziri në “Twitter”.

Ai ka thënë se janë të detyruar të marrin vendim të vështirë, por të nevojshëm për të ardhmen e vendit.

“Ne jemi të detyruar t’i drejtojmë këto procese të vështira. Shumë i vështirë, por vendim i nevojshëm për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka kaluar nëpër një formë…