
Haziri dënon aktin e vjedhjes në objektin e Bashkësisë Islame në Gjilan
23 janar 2019
| 20:31
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar aktin e vjedhjes në objektin e Bashkësisë Islame në Gjilan, nga persona, sipas policisë, akoma të panjohur.
Haziri ka kërkuar nga ana e Policisë së Kosovës që ta zbardh rastin dhe autorët të marrin dënimin meritor.
Në objektin e Bashkësisë Islame në Gjilan janë vjedhur 2 000 euro.
/Epoka e re/