Haziri dhe Rukiqi takohen me zyrtaren e lartë amerikane, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

31 janar 2024 | 15:51

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Berat Rukiqi, në kuadër të vizitës në ShBA janë takuar me drejtoreshën e Zyrës për Evropën Qendrore, në Departamentin e Shtetit, Colleen E. Hyland.

Rukiqi ka shkruar në “Facebook” se “gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë, për pikëpamjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me procesin e dialogut dhe nevojën që Kosova sa më shpejtë të gjej rrugën drejt integrimeve euroatlantike”.

“Zonja Hyland mirëpriti shqetësimet dhe vlerësimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për procesin e dialogut dhe rrugën përpara për zhvillimin e vendit”, ka shkruar Rukiqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar të mërkurën një…