Haziri: Dialogu pa opozitën do të dështojë
28 qershor 2018
| 14:10
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se pa opozitën dialogu me Serbinë mund të dështojë.
“Pa Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe pa forcat politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe ky proces i dialogut nuk mund të jetë i suksesshëm”, ka thënë Haziri në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.
Sa i përket vazhdimit të dialogut, Haziri ka thënë se presidenti Hashim Thaçi po e shfrytëzon mekanizmin kushtetues dhe sipas tij ky mekanizëm kushtetues i jep legalitet.
Linku i plotë i intervistës: https://www.evropaelire.org/a/haziri-dialogu-pa-opozit%C3%ABn-do-t%C3%AB-d%C3%ABshtoj%C3%AB-/29324257.html