Haziri: Do të jemi konstruktiv në zgjedhjen e presidentit
Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, nënkryetari Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti do të jetë konstruktive në zgjedhjen e presidentit, duke lënë të kuptohet se disponimi i kryesisë është që të qëndrohet brenda sallës së Kuvendit kur do të votohet Vjosa Osmani për presidente.
Haziri ka thënë se gjatë ditës së nesërme, kryetari Lumir Abdixhiku do të takohet me grupin e deputetëve për t’ia përcjell qëndrimin e Kryesisë dhe pastaj do të dalë me një qëndrim unanim.
“Kryesia e LDK-së ka shtjerrë debatin me rolin tonë për krijimin e institucioneve. Në ndërtimin e institucionit të presidentit, LDK-ja do të evitojë çdo lloj obstruksioni institucional, çdo lloj pengese me rolin e saj pozitiv, në ndërtim dhe në funksion të stabilitetit për presidentin, LDK-ja do jetë konstruktive. Kryetari do të bisedojë edhe me Grupin Parlamentar”, ka thënë Haziri.