Haziri: Do t’i qëndrojmë pranë familjes Abazi
29 nëntor 2019
| 11:07
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se do t’i dalin në ndihmë familjes Abazi nga Livoçi i kësaj komune e cila ka humbur dy bijtë e saj pas tërmetit në Shqipëri.
“Solidariteti ynë me familjen Abazi, dëshmon se në ditët e vështira ne i gjendemi njëri-tjetrit. Isa e Shemsedini, mes Durrësit e Gjilanit kanë punuar dhe e kanë mbajtur familjen”.
“Do t’i qëndrojmë pranë familjes Abazi me të gjitha kapacitetet tona. Lutem që pasardhësit dhe e tërë familja Abazi të bëhen të fortë. Shpirti i tyre bëftë dritë!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/