Haziri e Abrashi marrin pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Arban Abrashi janë duke marrë pjesë në Kongresin e partive Popullore Evropiane (EPP), i cili është duke u mbajtur në Zagreb të Kroacisë.
Abrashi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se LDK-ja do ta jap kontributin e saj si anëtare e Partive Popullore Evropiane.
Kongresi i Partive Popullore Evropiane. Sot, bashkë me nënkryetarin e LDK-së, z. Lutfi Haziri, po marrim pjesë në punimet e Kongresit të EPP-European People’s Party, ku do të zgjidhet presidenti dhe zëvendëspresidentët e rinj, të kësaj familje të madhe politike. Edhe pak minuta fillon seanca plenare, ku emra të mëdhenj të demokracisë evropiane, si Tusk, Tajani, McAllister, etj., do të shpalosin vizionin e tyre, për Bashkimi Evropian, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Lidhja Demokratike e Kosovës, si anëtare e EPP-së, do të kontribuoj në diskutime, përpilimin e rezolutave dhe debatet në ‘side events’ të Kongresit. LDK-ja falënderoi edhe presidentin Joseph Daul, për përkrahjen dhe angazhimin e deritanishëm për proceset integruese të Kosovës”, ka shkruar Abrashi.
/Epoka e re/