Haziri e mbron Veliun nga akuzat e LV-së
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka dalë në mbrojtje bashkëpartiakut të tij Agim Veliu, cili u shkarkua nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.
Haziri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se tendencat për linçim publik ndaj tij, janë të ulëta çnjerëzore.
Haziri ka theksuar se Agim Veliu është rugovisti i cili për më shumë se tri dekada ka punuar pa reshtur për liri, pavarësi dhe demokraci.
“Agimin nuk e kanë ndalur as plumbat që i bartë në trup, e të mos flasim për akuzat e ulëta që ia adresojnë militantët e një partie me ideologji tjetër… Duke qenë djali i një patrioti e veterani të arsimit, i cili ishte sekretar e bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës (Nuhi Gashi), miku im Agim Veliu dhe familja e tij, historikisht kanë qenë në udhë të drejtë, por fjalëpak e pa i akuzuar kurrë të tjerët që nuk ishin bash n’udhë… Tendencat për linçim publik të tij, janë të ulëta e çnjerëzore. Agimi është rugovisti i cili për më shumë se tri dekada ka punuar pa reshtur për liri, pavarësi dhe demokraci. Krenar me mikun tim të shtrenjtë, Agim Veliu”, ka shkruar Haziri.
/Epoka e re/