Haziri: Edhe kjo qeveri është ngulfatur me procesin e dialogut
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth asaj se a mund të bie Qeveria Kurti nëse nuk mundet ta qojë përpara çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ekzekutivi i tanishëm është i ngulfatur në dialog dhe se janë përballë kërkesës për progres në këtë proces.
“Kjo qeveri nuk lidhet shumë me vullnetin apo kërkesën tonë si opozitë për rënie eventuale nga funksioni i saj, në momentin kur nuk ke mundësi ta ushtrosh detyrën kushtetuese, ose të dërgosh përpara procese natyrshëm bien qeveritë”.
“Po shihet se edhe kjo qeveri është e ngulfatur me procesin e dialogut, nuk mundesh me u zhvillu. Qeveria e Isa Mustafës dallon prej qeverisë së Ramush Haradinajt, dhe të Hashim Thaçit në proceset e negociatave dallojnë, Thaçi është marrë me tjetër agjendë ka qenë krejt teknike, Mustafës iu ka përkthyer në krejt politike agjenda”, ka theksuar Haziri.