Haziri: Është i mundur një koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen
29 gusht 2019
| 13:35
Shefi i shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se është duke ndodhur bashkimi ndërmjet partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“Është i mundur një koalicion parazgjedhor”, ka thënë Haziri, duke shtuar se për LDK-në vetëm Vosja Osmani është kandidate për kryeministre.
“Për ne është vetëm një kandidate për kryeministre, Vjosa Osmani, ajo e cila do të jetë edhe kryeministre e Vetëvendosjes dhe e vendit”, ka thënë Haziri.
Ai ka treguar se në takimin e sotëm mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtiti janë biseduar çështje konkrete të programeve.
Haziri ka ritheksuar edhe një herë se LDK ka shumë qejf që të bëhet bashkë me Vetëvendosjen.