Haziri: Fatkeqësisht kemi një Qeveri që brenda dy viteve ka nxjerrë vendime anti-kushtetuese

09 prill 2023 | 17:47

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se në 15 vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Kosovës, fatkeqësisht kemi një Qeveri që brenda dy viteve ka nxjerrë vendime anti-kushtetuese në disa raste.

“Në 15-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Republikës, aktit më të lartë juridik të shtetit,  fatkeqësisht e kemi një Qeveri që brenda dy viteve ka nxjerrë vendime anti-kushtetuese në disa raste dhe kjo është tepër shqetësuese”, tha Haziri.

Ai gjithashtu theksoi se gjithashtu të njëjtit nuk kanë zbatuar një numër të vendimeve të dala nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas Hazirit, politikëbërësit duhet ta kenë Kushtetutën si udhërrëfyes për vlerat demokratike, e parimet e udhëheqësve, transmeton lajmi.net.

“Po ashtu, nuk kanë zbatuar një numër të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Politikëbërësit duhet ta kenë Kushtetutën si udhërrëfyes për vlerat demokratike e parimet udhëheqëse, ndërkaq qytetarëve u garantohet liria me të drejta të barabarta për secilin”, shtoi ai.

Lutfi Haziri tha se nuk harrohet thirrja gjithëpopullore: Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë.

“Nuk e harrojmë thirrjen gjithëpopullore nga koha e rezistencës dhe kryengritjes politike: Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 24-vjetorit të Betejës së Koshares, sot, në…