Haziri: Fatkeqësisht kemi një qeveri që brenda tre viteve ka nxjerrë vendime antikushtetuese

09 prill 2024 | 16:14

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, me rastin e 16-vjetorit të ratifikimit të Kushtetutës së Republikës, aktit më të lartë juridik të shtetit, ka thënë se fatkeqësisht e kemi një Qeveri që brenda tre viteve ka nxjerrë vendime antikushtetuese në disa raste dhe kjo është tepër shqetësuese.

“Politikbërësit duhet ta kenë Kushtetutën si udhërrëfyes për vlerat demokratike e parimet udhëheqëse, ndërkaq qytetarëve u garantohet liria me të drejta të barabarta për secilin. Nuk e harrojmë thirrjen gjithëpopullore nga koha e rezistencës dhe kryengritjes politike: Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi është në kërkim të trajnerit të ri pasi pritet…