Haziri fton qytetarët që ta rrisin kujdesin ndaj masave anti Covid-19

01 shtator 2020 | 11:30

Komiteti Komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, ka mbajtur mbledhjen e radhës vlerësuese, të udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri ka ftuar qytetarët që ta rrisin kujdesin, solidaritetin dhe lojalitetin ndaj masave anti Covid-19.

“Apeloj që të vazhdojmë t’i zbatojmë rekomandimet e institucioneve të Republikës. Tashmë ka hyrë Ligji në fuqi dhe ju lutem që ta respektoni sepse përpos inspektorëve komunalë edhe policia e shtetit tash shqipton gjoba mandatare në mënyrë aktive”, ka thënë Haziri, teksa e ka paraqitur edhe pasqyrën e përgjithshme të përballjes me Covid-19.

“Nga 172 ditë të menaxhimit të situatës të emergjencave civile, Komiteti për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan në bashkëpunim me institucionet e përfshira, ka konfirmuar se 855 qytetarë janë prekë me infeksion, prej të cilëve 632 janë shëruar plotësisht, 33 e kanë humbur betejën fatkeqësisht, raste aktive i kemi 166, 24 mostra në pritje dhe 44 qytetarë janë në hospitalizim, për të cilët kujdesemi 24 orë”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kthim me shumë zhurmë në tapetin e kuq për Bella…