Haziri: Gara në LDK për kryeministër do të zhvillohet mes dy kandidatëve
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se do të jenë dy kandidatë që do të garojnë për kandidaturën për kryeministër nga radhët e LDK-së.
Kurse deklaratën e sotme të kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit, i cili në një formë vetëshpalli kandidaturën për kandidat të LDK-së për kryeministër, Haziri e vlerësoi më shumë si një deklaratë politike dhe reagim ndaj zhvillimeve të fundit.
“Duke e njohur Gazmend Muhaxherin si njeri dhe qytetar të Pejës, unë besoj se i ka atributet e një njeriu të mirë dhe udhëheqësi të mirë. Nuk besoj se sot ka shpallë kandidaturë. Mendoj, më shumë, ka dhënë deklaratë politike si reagim të zhvillimeve politike, sepse, LDK, ka kryetar dhe nuk e ka hapur procesin, përkundrazi, ne jemi dakorduar që të ruhet kalendari zgjedjor i LDK’së. Kjo është primare. Kalendarin zgjedhor të LDK’së e kemi ruajtur që 20 vjet. Kryetar i LDK-së nuk e ka thyer as ndryshue edhe kësaj here këtë parim. Përfundimidht, marrëveshja jonë parimore, brenda lidershipit të partisë, është që të ruhet kalendrai zgjedhor”, ka thënë Haziri për ‘Gazeta Blic’.
Haziri, për zgjidhjen e kësaj krize politike parapëlqen një tryezë politike mes të gjitha subjekteve për të caktuar një datë të zgjedhjeve në pajtim të përbashkët.
Në të kundërtën, sipas tij, do të organizohen subjektet opozitare për të siguruar numrat për ta shkarkuar Qeverinë. Mirëpo, në një rast kur asnjëra nga këto dy opcione nuk funksionojnë, Haziri beson se vetë PDK do të jetë ajo që nuk do të vazhdojë qëndrimin e saj në këtë qeverisje.
“Nëse nuk do të ketë zhvillime, kjo Qeveri do të bie si pasojë e PDK’së. Sepse, çmimi i kësaj qeverisje, për të mirë, i atribuohet AAK’së. Por, ne e dimë që AAK është grpuim i vogël politik dhe Kryeministri është përfaqësues i dhjetë përqindëshit. Kështu që çdo pengesë e vogël që del në Qeveri i atribuohet PDK’së. PDK ka përgjegjësi të madhe në këtë proces. Besoj që PDK, ashtu si e njohim të gjithë ne, reagon më ngadalë por më tinëz politikisht se të tjerët. Kështu që kur e kanë atë natën e famshme të reagimit -do të shihet shumë shpejt”, ka deklaruar Haziri.