Haziri: Gjilani, shembulli më i mirë i stabilitetit dhe sigurisë
10 shkurt 2020
| 15:46
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo komunë është shembulli më i mirë i stabilitetit dhe sigurisë.
Këto komente Haziri i ka bërë pas takimit me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Michele Risi.
“E njoftova gjeneralin e KFOR-it për sigurinë dhe stabilitetin që e ka Gjilanit, falë angazhimit të ushtarëve, policëve dhe të mandatit që e ka NATO. U jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e madhe. Tashmë, pjesën më të madhe të punëve e kanë institucionet e vendit, por Gjilani është shembulli më i mirë i stabilitetit dhe sigurisë”, ka deklaruar Haziri.
/Epoka e re/