Haziri: Gjilani s’ka kryetar, Hyseni është zëvendës i Bulliqit
Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka “reaguar” kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, duke thënë se Gjilani është komunë që nuk ka kryetar.
Sipas Hazirit, kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni është shndërruar në zëvendës të Shpejtim Bulliqit.
Ai ka thënë se po shkojnë të vizitojnë punimet në autostradën e Gjilanit për të cilën sipas tij nuk kanë asnjë kontribut përveç ndaljes së punimeve.
“Një reagim ndaj Rrahman Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e LV-së, mos na ndaj kështu, ju lutem se Gjilani ka mbetur pa kryetar. Herë ai shkon në Podujevë e Kamenicë e herë ata ia kthejnë vizitën përfaqësuesit të tyre të LV-së, por jo Gjilanit e gjilanasve. A e keni parë zëvendëskryeministrin Bislimi, vjen me zëvendësministrin Hysen Durmishi te zëvendësi i Shejtim Bulliqit në Gjilan, për një autostradë të Gjilanit, që s’e kanë asnjë kontribut pos atij të ndaljes së punimeve”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.