Haziri: Gjilanit do t’i shtohet kapaciteti i ujit të pijshëm për 25 litra për sekond
16 nëntor 2019
| 20:06
“Lajmi i mirë është se për pak ditë, Gjilanit do t’i shtohet kapaciteti i ujit të pijshëm për 25 litra për sekond nga shpimi i tre puseve te kazerma e Ushtrisë së Kosovës”, kështu ka bërë me dije kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ai ka thënë se në javën e ardhshme do të kalohet në lagjen Fidanishte për hapjen e puseve të reja për edhe 25 litra për sekond më shumë.
“Kjo është zgjidhje për situatën emergjente, ndërkaq zgjidhja afatgjate parashihet të bëhet përmes lumit Krivareka dhe ndërtimit të pendës së Llapushnicës. Kurseni ju lutem sepse uji është jetë!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.