Haziri – Haki Abazit: Këqyri punët e tua, mos u përziej në punët e LDK-së
23 shkurt 2021
| 22:34
Lutfi Haziri nga LDK i është kundërpërgjigjur Haki Abazit pasi ky i fundit dha rekomandime se si LDK duhet të rregullojë punët e brendshme.
Haziri i thotë atij që të mos përzihet në punët e brendshme të të tjerëve.
‘’Mos u përziej në punët e LDK’së. Cka ka me i interesu atyre roli i kryetarit të ri të LDK. LDK nuk punon me mercenarë politikë’’, thekson Haziri në një debat.
‘’Në moment që ndërhyn në cështje të brendshme, është e papranueshme. Sikurse Lista Serbe që ndërhyu në cështje të pakicave të tjera në Kosovë në zgjedhje’’, shton ai.