Haziri: Hashim Thaçi i njëjti person, LDK-ja mbështeti bisedimet kur ishte në opozitë me të
Lufti Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i Gjilanit, ka folur për pozicionin e LDK-së në raport me bisedimet me Serbinë.
Ai në “Debat Plus” në “RTV Dukagjini” ka thënë se LDK-ja nuk lidhet me emra të veçantë sa i përket procesit të dialogut.
“Rezoluta e Kuvendit që është në fuqi, e njeh Kryeministrin si të autorizuarin e Kuvendit të Kosovës për negociata”, deklaruar Haziri, duke shtuar se Kuvendi po menaxhohet në mënyrë shumë të keqe.
Duke folur për qëndrimin e tij dhe të LDK-së për rolin e Hashim Thaçit në negociatat me Serbinë, Haziri ka thënë se është i autorizuar nga LDK-ja.
“Unë kam përfaqësuar politikat e LDK-së në tavolinë, dhe rolin e LDK-së si partia më e madhe opozitare. Asnjëherë nuk është biseduar për emra. LDK-ja qëndron në ruajtjen e institucioneve të shtetit”, tha ai përcjell Telegrafi.
Nënkryetari i LDK-së ka thënë se nuk janë përmendur emra, por si parti kanë mbështet formatin e bisedimeve edhe kur Hashim Thaçi ishte kryeministër.
“LDK-ja ka mbështetur formatin e bisedimeve të qeverisë kur Hashim Thaçi ka qenë kryeministër, e ne kemi qenë në opozitë, ai është i njëjti emër”, duke shtuar se fushata ndaj tij, ka të bëj me zgjedhjet e brendshme në LDK. Natyrisht, jam nënkryetar i LDK-së, dhe nuk flasë në emër tim personal”, ka deklaruar ai.
Haziri ka thënë se qëndrim personal ka vetëm në raport me Kosovën Lindore.
“Unë si Lutfi Haziri, jam për rishikimin e kufijve me Serbinë, ndërsa LDK-ja ruan parimin e kufijve të vitit 1974”, ka thënë më tej Lutfi Haziri.