Haziri: Heqja e taksës është bërë pa kurrfarë koordinimi
01 prill 2020
| 21:17
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se heqja e taksës nga ana e kryeministrit në detyrë Albin Kurti është bërë pa kurrfarë koordinimi e pa kurrfarë angazhimi, sidomos me Qeverinë amerikane.
Haziri ka pohuar se edhe pse taksa e mori me vete Qeverinë e dytë, veprimi i sotëm ka me qenë me pasoja prapë.
“Heqja e taksës është bërë pa kurrfarë koordinimi e pa kurrfarë angazhimi, sidomos me Qeverinë amerikane. Nuk shoh që i jep oksigjen politik kësaj situate të rënduar politike. Edhe pse taksa e mori me vete Qeverinë e dytë, veprimi i sotëm ka me qenë me pasoja prapë”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/