Haziri: Humbja e një komune nuk duhet të merret si humbje e dekadës
02 dhjetor 2020
| 11:46
Personi i dytë më i rëndësishëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, pas vizitës së partisë së tij tek varri i ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, ka marrë fjalën ku, ndër të tjera, ka folur edhe për humbjen e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës.
Ai ka thënë se fitimi i komunës së Podujevës nuk duhet të përceptohet nga partia Vetëvendosje as si fitore e dekadës, e as nga LDK-ja si humbje e dekadës.
“Një komunë nuk duhet të merret as si sukses i dekadës, as si humbja e dekadës. Është mësim i mirë për t’u nxjerrë, për t’u përgatitur në procese të mëdha”, ka deklaruar ai.