Haziri i përgjigjet Mustafës pasi sulmoi partinë: LDK nuk është tallur me votuesit
Lutfi Haziri nga LDK sonte në një debat është pyetur rreth një reagimi të ashpër të Besian Mustafës, ku ndër të tjerash kishte thënë se partia do të paguajë për talljen me votuesit.
Haziri në përgjithësi s’ka dashur të komentojë shkrimin e ashpër të Mustafës, por thotë se LDK nuk është tallur me votuesit.
‘’E kam dëgju edhe më ka dëgju. Nuk dua ta komentoj. Heshtja kam kërku me u thy para dy viteve, e di edhe Besiani. Skam me thanë për dicka që e ka shkaktuar reagimin e Besianit. Është mirë me u përgjigj Besiani. LDK në asnjë mënyrë nuk është tallur me votuesin. Ka ndryshu mënyra e vendimmarrjes dhe qasje në ndërrim të Qeverisë;;, ka thënë Haziri.
‘’Nëse Besiani mendon që 2 shkurti i vitit të kaluar e deri tash, është tallje, është dicka tjetër. Ska vetgjyqësi’’, shton ai.