Haziri i shpreh ngushëllime familjes nga Gjilani që humbi dy anëtarët e saj nga tërmeti në Shqipëri
26 nëntor 2019
| 19:31
Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i ka shprehur ngushëllime familjes Abazi nga Gjilani me rastin e humbjes së dy anëtarëve të saj pas tërmetit në Shqipëri.
“Gjatë kërkimit në gërmadha pas tërmetit në Shqipëri, fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur si pasojë e shembjes së një hoteli në Durrës. Lutem për shpirtin e tyre. Në këto momente, Komuna e Gjilanit e bashkëndjen dhembjen me familjen e të viktimave, Shemsi e Isa Abazi dhe do t’iu qëndrojë pranë. Ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/