Haziri i shqetësuar, thotë se gjendja me Covid në Gjilan është alarmante
22 gusht 2021
| 22:13
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se gjendja me Covid-19 në komunën që drejton, sikur edhe në tërë Kosovën, është alarmante.
“Ju lutem shumë që të vaksinoheni në mënyrë masive sepse është e vetmja mënyrë parandalimit të infeksionit me Covid-19. Po ashtu, apeloj që t’i zbatoni masat kundër përhapjes së këtij virusi”, ka thënë Haziri.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë Covid-19 është si vijon: nga 24099 testime, 8141 kanë rezultuar pozitivë, 6672 janë shëruar, 152 qytetarë e kanë humbur betejën, 1416 raste janë aktive, 91 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 35578 persona janë vaksinuar, ndërkaq 221 mostra janë në pritje për rezultat.