Haziri i vendosur, i thotë jo një qeverisjeje të përbashkët me Vetëvendosjen
17 maj 2023
| 08:24
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, i ka thënë “Jo” një qeverisjeje të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje (LV) kurdo që të mbahen zgjedhjet.
“Jo, ne kemi thanë që e respektojmë vendimin zgjedhor të çdo partie që e ka një votë më shumë se ne, këtë rast po flasim për një dallim shumë më të madh, por ata e kanë mandatin dhe duhet me i realizu pritjet që i kanë shkaktuar vetë”, ka thënë Haziri mbrëmë në RTV21.
Haziri ka shtuar se si parti i ka humbur motivi dhe e drejta me arsyetu që për hirë të vendit me vazhdu me u bë urë e çdo partie politike në vend.