Haziri ia dorëzon Alban Hysenit detyrën e kryetarit të Gjilanit
09 dhjetor 2021
| 11:47
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ia ka dorëzuar sot zyrtarisht Alban Hysenit të Lëvizjes Vetëvendosje detyrën e kryetarit të Komunës së Gjilanit.
Me këtë rast, Haziri ia ka dorëzuar Hysenit edhe dosjet e projekteve, duke theksuar se kryetari i ri tashmë do të përballet direkt me problemet e gjilanasve.
Hyseni duke e falënderuar për pritjen Hazirin, ka thënë se ndryshimet qe dalin nga zgjedhjet demokratike sjellin freski.
Madje ai ka theksuar se janë për bashkëpunim për të mirën e qytetarëve.