Haziri ia dorëzon detyrën e kryetarit për 24 orë Festinë Destanit

01 qershor 2021 | 13:50

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dorëzuar të martën pozitën e kryetarit Festinë Destanit, e cila do ta ushtrojë detyrën për 24 orë, së bashku me stafin e zgjedhur të saj, që të gjithë fëmijë, si simbolikë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se viti 2021 i kushtohet personave me nevoja të veçanta dhe në këtë ditë është zgjedhur që një fëmijë i kësaj kategorie që ta ushtrojë detyrën e kryetarit.

“Ne sot po e shënojmë një ngjarje të zakonshme në Gjilan e cila tashmë është traditë e punës në zyrën time, pasi në vitin 2001 ia pata dorëzuar detyrën Egzon Bajramit. Viti 2021 në Gjilan i kushtohet personave me nevoja të veçanta dhe sot është zgjedhur një fëmijë i kësaj kategorie që ta ushtrojë detyrën e kryetarit, e ndihmuar nga stafi që janë nga të gjitha komunitetet pakicë. Gjilani është shembulli më i mirë i respektimit të të drejtave të fëmijëve dhe të drejtave të komuniteteve. I uroj punë të mbarë kryetares së Gjilanit, Festinë Destani, dhe stafit të saj”, ka thënë Haziri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se…