Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin ZEN, te Artan Behrami në T7, ka deklaruar se tashmë jemi në vit zgjedho.
“Zgjedhjet ose kanë me u mbajtë në vjeshtë, të rregullta, ose 3-4 muaj më të shkurtuara. Por është vit i zgjedhjeve”
“Vetë fakti që Qeveria i jep 1.1 miliard euro subvencione, shpërndan, tregon që është vit zgjedhor”, tha Haziri.
Ai tha se ka metodë të re të “blerjes së votave”.
“Mundohet ta blejë votën me metoda të reja. Kjo blerje e votës është. Me metoda veç më të sofistikuara. Tash përmes e-Kosovës t’i çon paret në llogari. Nuk e bëjnë si përpara qysh çojshin pako te shtëpia, miell e sene, tash është ndërru koncepti”, tha Haziri.