Haziri jep detaje për rastin e ri me Covid-19 në Gjilan
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe nga to janë konfirmuar nëntë raste me Covid-19.
Tetë raste në Vushtrri dhe një rast në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas këtij lajmi ka reaguar në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për një bashkatdhetar, i cili ka pasur të udhëtojë nesër për në Zvicër dhe me kërkesën e tij i është nënshtruar testimit.
Postimi i plotë i tij:
#Dita77. IKSHP na njoftoi se në Gjilan e kemi një rast të ri pozitiv me #Covid-19. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar tonin, i cili ka pasur të udhëtojë nesër për në Zvicër dhe me kërkesën e tij i është nënshtruar testimit. Do të ritestohet sërish, por t’u konfirmuar.
Përndryshe, nga 31 persona sa kanë qenë aktiv, 11 janë shëruar plotësisht dhe 21 i kemi aktiv me #Covid19. Po punojmë që edhe rastin e fundit ta mbyllim sa më shpejt.
Ndërkohë, lajmi për hapjen e xhamive dhe kishave për besimtarët, na ka gëzuar shumë. Kemi bërë dezinfektimin e xhamive dhe në bashkëpunim me KBI’në, po e përgatisim hapjen e faltoreve.
Jemi në koordinim me ministren e Arsimit, lidhur me planet për shkollat dhe rolin e komunave.
Po ashtu, ekonomia dhe sektori publik e privat janë riaktivizuar.
Koha me largu kufizimin në qarkullim dhe hapjen e kufijve.
Ju lutem që të vazhdoni akoma t’i përdorni masat preventive dhe ta mbani distancën sociale!