Haziri: Jeta publike e Kurtit, kryeministrit në largim, përshkruhet me mashtrime 

18 nëntor 2024 | 10:37

Nënkryetari i LDK-së, Kurti Haziri, ka thënë se krejt jeta publike e Kurtit, kryeministrit në largim, përshkruhet me sofizëm, mashtrime e keqinterpretime të realiteteve, me qëllimin e vetëm -pushtetin, pa i zgjedhur mjetet.

“Me propagandë ke ardh dhe prej propagandës ke me shku. Rruga e Re për Kosovën, në krye me prof. dr. Lumir Abdixhiku, tashmë është përqafuar nga shumica e kosovarëve sepse ne besojmë Zot, Familje e Atdhe. LDK, besë dhe shpresë për Kosovën”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

Ai ka shkruar në “Facebook” se

Postimi i plotë i tij:

Ju kam paralajmëruar, do të shokohen besimtarët e Kurtit, s’keni pa akoma asgjë

Krejt jeta publike e Kurtit, kryeministrit në largim, përshkruhet me sofizëm, mashtrime e keqinterpretime të realiteteve, me qëllimin e vetëm – pushtetin, pa i zgjedhur mjetet.

Edhe mbrëmë, për kushedi të satën herë, Kurti tentoi ta keqinterpretojë realitetin, duke u viktimizuar se janë bërë cak i fushatës propagandistike, por në fakt duket se atë lloj edukate seksuale e kanë ideologji dhe ky doracak skandaloz është bërë me qëllim.

Ata që kanë besuar se mund të jenë edhe me Zotin e edhe me komunistat, kanë gabuar. Tragjedia më e madhe është se një pjesë jo e vogël e hoxhallarëve një ateist e kanë shpall myfti e vetën të auto-xhematizuar!

Por, e mira është që nuk ka asgjë më fantastike se realiteti. Me propagandë ke ardh dhe prej propagandës ke me shku. Rruga e Re për Kosovën, në krye me prof. dr. Lumir Abdixhiku, tashmë është përqafuar nga shumica e kosovarëve sepse ne besojmë Zot, Familje e Atdhe. LDK, besë dhe shpresë për Kosovën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Prishtinë takohen dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe…