Haziri: Kemi rënie të infeksionit me Covid-19 në Gjilan

10 shtator 2021 | 15:54

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën udhëheqjen e kryetarit, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin e situatës së ballafaqimit me këtë virus.

Haziri ka bërë me dije se ka rënie të infeksionit në Gjilan ditëve të fundit, por apeluar qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen dhe të kenë kujdes maksimal në respektimin e masave.

“Pas ditëve të rënda të ballafaqimit me Covid-19 në Gjilan, kemi rënie të infeksionit dhe numër më të madh të të shëruarve. Por, kjo nuk na lejon komoditet në asnjë mënyrë. E vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së këtij virusi është imunizimi kolektiv përmes vaksinimit dhe respektimi i masave”, ka thënë Haziri.

Ai ka theksuar se zbatimi i masave ka dhënë efikasitet fal lojalitetit qytetar, duke shtuar se në 24-orëshin e fundit nga 72 kontrolle të task-forcës anti-Covid, vetëm në dy raste ka pasur shqiptim të gjobave.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 26,547 mostra, 9,485 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 8,635 janë shëruar, 177 persona e kanë humbur betejën, 673 raste janë aktive, 5,2821 deri tani janë vaksinuar dhe të hospitalizuar janë 77 pacientë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i NPL “Përparimi”, Fadil Bahtiri, ka bërë me…