Haziri kërkon heqjen e taksës: Është në harmoni me kërkesën e Quintit
Heqja e taksës 100 për qind për produktet e Serbisë, është pjesë e marrëveshjes politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kështu ka thënë nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Haziri në një intervistë për Ekonomia Onlilne, ka thënë se i japin mbështetje Kurtit në realizimin e kësaj politike të re, ku sipas tij është në harmonizim me bashkësinë ndërkombëtare, e veçanërisht shtetet e Quintit.
“Është pjesë e marrëveshjes politike jo vetëm çështja e tarifës si vendimmarrje e trashëguar nga ish-qeveria por edhe në programet tona parazgjedhore. Ne e kemi shpalosur të dy partitë tona politike por edhe në marrëveshjen të koalicionit, është politikë e harmonizuar dhe e mbështesim kryeministrin Kurti në realizimin e kësaj politike të re e cila tash në harmonizim me bashkësinë ndërkombëtare veçanërisht grupin e Quintit. Sa më shpejtë aq ma mirë pasi prioritetet janë të larta sa i përket regjionit ku ne jetojmë”, ka thënë Haziri.