Haziri kërkon nga qeveria Kurti ta heq taksën
20 shkurt 2020
| 17:16
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë thirrje që të hiqet taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Haziri në llogarinë e vet të “Twitter” ka shkruar se vendimet e vështira e bëjnë një udhëheqës të suksesshëm.
Ai ka thënë se një vendim i tillë, tani mund të duket si jo i duhur, por është i domosdoshëm për të ardhmen.
“Koha për të hequr tarifën. Vlerësimet për reciprocitetin shkojnë paralelisht. Koha për vendime të vështira por të nevojshme”, ka shkruar Haziri.