Haziri komenton mocionin e LV-së: Nuk është hera e parë që partia e Kurtit bashkëpunon me PDK-në

09 shtator 2020 | 13:12

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka komentuar të mërkurën mocionin që ka iniciuar Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, Haziri ka thënë se nuk është hera e parë që partia e Albin Kurtit ka bashkëpunuar me PDK-në.

Haziri ka thënë se lëvizja Vetëvendosje kishte bashkëpunuar me PDK-në edhe në vitin 2017-të.

“Nuk është hera e parë. Vetëvendosje ka bashkëpunuar me PDK-në edhe në vitin 2017 kur e kanë rrëzuar Isa Mustafën. Unë besoj shumë që është çështje e tyre, kabineti po e kryen punën e vet në mënyrën më të mirë në javët e fundit. Stabiliteti (i qeverisë) varet me angazhimin në Kuvend”, ka thënë kryetari i Gjilanit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten, më 10 shtator, ora 19:00 në Tiranë do…