Haziri: Kosova ka lidhje emocionale me Finlandën
13 gusht 2018
| 16:22
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të hënën në takim punë ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huntamaki, me të cilën kanë biseduar për Gjilanin, tolerancën ndëretnike e ndërfetare dhe për mundësinë e bashkëpunimit gjatë të ardhmes në fushën e arsimit të mesëm dhe universitar.
Gjatë këtij takimi Haziri ka thënë se Kosova ka lidhje emocionale me Finlandën dhe atë nga koha e Martti Ahtisaarit.
“Kosova dhe Finlanda e kanë një lidhje emocionale, por edhe historike, për shkak që ish presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka qenë udhëheqës dhe ndërmjetësi kryesor i bisedimeve Kosovë – Serbi, për shpalljen e koordinuar të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Haziri.