Haziri: Kosova nuk u përfaqësua dinjitetshëm në Samitin e Sofjes
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se Kosova ka mundur të paraqitet dinjitetshëm në Samitin e Sofjes.
“Është një rast i mirë që pas Samitit të Sofjes ta shoh realisht edhe Qeveria pafuqinë e saj politike për t’i shtyrë proceset përpara. Edhe në këtë samit është lëshuar rasti historik që Kosova të përfaqësohet dinjitetshëm. Mbi 60 veta morën pjesë, një delegacion shumë i madh”, ka thënë Haziri në një konferencë për medie.
Më tutje, Haziri ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.
Ai ka thënë se sa herë që drejtuesit e shtetit e përmendin këtë çështje, vizat shtyhet nga një vit tutje.
“Çështja e vizave, sa herë që pushtetarët tanë përmendin vizat e shtyjnë nga një vjet. Nuk ka një datë. Nuk duhet lëmë të manipulojnë me data. Data do të jetë nga këshilli i ministrave”, ka deklaruar Haziri.